06:06 / 01.08.2019
Vihet gurthemeli i shtëpisë muze të dëshmorit Rexhep Mala
RTKlive
Sot do të vihet gurthemeli i shtëpisë muze të dëshmorit Rexhep Mala.
Në ceremoni, përpos kryetarit të komunës Qëndron Kastrati, i pranishëm do të jetë edhe ministri në dorëheqje i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi.
Vendosja e gurthemelit bëhet nga ora 14:00 në fshatin Hogosht të Kamenicës.























