12 padi me dëshmi kundër serbëve për krime lufte në Prokurorinë Speciale
BKT
Lajme

12 padi me dëshmi kundër serbëve për krime lufte në Prokurorinë Speciale

RTKlive

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, sot do të dorëzojë kontigjentin e dymbëdhjet ( 12 ) të padive të bëra nga qytetarët e kësaj Komune,  ndaj serbëve të dyshuarve për krime lufte.

Bashkangjitur padive të qytetarëve, do të dorëzohen dëshmit – dokumentet e gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë Komunë.

Dorëzimi i padive dhe dokumentave do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë- Departamenti për Krime Lufte, në ora 11:00.


MË SHUME NGA Lajme