Grabitet një pompë derivatesh në Prishtinë
BKT
Lajme

Grabitet një pompë derivatesh në Prishtinë

Persona të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur të grabisin një pompë derivatesh në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” rreth orës 01:00 të ditës së sotme.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti deklaroi se grabitësit kanë arritur të marrin një shumë parash dhe më poas janë larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton KosovaPress.

“Sot rreth orës 01:00, ne stacionin policor Jugu ne Prishtine, është iniciuar një rast Grabitje e Armatosur. Rasti ka ndodhur në rrugën Lidhja e Pejës ne Prishtine, saktësisht në një pompe derivatesh, ku persona te dyshuar, maskuar nën kërcënimin e armës kane arritur të grabisin një shumë të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, tha ajo.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin.


MË SHUME NGA Lajme