Ky është programi i nesërm në "Mirëmëngjesi Kosovë"
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do të flasin mysafirët e ftuar.
Mysafiri i parë do të jetë Muzafer Osmani, autor, i cili do të flasë për librin "Anekdota nga thesari ynë".
Do të shfaqet një intervistë me Dukagjin Lipën, drejtues i festivalit "Sunny Hill", i cili do të flasë për festivalin e muzikës "Sunny Hill", i cili nis nesër.
Poashtu do të shfaqet një intervistë e realizuar me shefin e UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin ku do të na informojë për arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Ndërsa në një lidhje të drejtpërdrejt nga Ferizaj do të paraqitet Gazmend Bytyqi, kryetar i klubit letrar "De Rada", i cili do të na njoftojë për panairin veror të librit, i cili nis nesër.
Po në një lidhje të drejtpërdrejt por nga Prizreni do të paraqitet Nita Deda, drejtoreshë e festivalit e cila do të na njoftojë më detajisht për "Dokufest".
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























