​Kryesia e LDK-së për të parin e partisë kërkon kandidat përbashkues
BKT
Lajme

​Kryesia e LDK-së për të parin e partisë kërkon kandidat përbashkues

Lidhja Demokratike e Kosovës, dy ditë para zgjedhjeve të brendshme, ka mbajtur mbledhjen e kryesisë.

Edhe pas diskutimit gati tre orësh, zyrtarët e kësaj partie nuk prezantuan  emrat e mundshëm të kandidatëve për kryetar të LDK-së, teksa thanë se janë disa kandidatë të interesuar për këtë pozitë.

Në një konferencë për media pas takimit të Kryesisë së LDK-së, zëdhënësi i kësaj partie Besian Mustafa nuk e mohoi mundësinë e zgjedhjes së një kandidati konsensual, por tha se është e rëndësishme që në krye të partisë të jetë një figurë përbashkuese, i cili do të unifikonte këtë subjekt politik.

Mustafa u shpreh optimist se gjithë rrjedha e procesit të votimit të parit të partisë do të kalojë në atmosferë solemne dhe pa asnjë problem.

Ndërkaq, ashtu siç është deklaruar dhe më herët, Mustafa tha se të gjitha kandidaturat për të parin e partisë do të shpallen me 3 gusht, kur edhe do të mbahet Kuvendi i LDK-së.


MË SHUME NGA Lajme