Haxhiu: Sikur “Z-Mobile” t’i drejtohet Arbitrazhit do të hapet rasti i parë
BKT
Lajme

Haxhiu: Sikur “Z-Mobile” t’i drejtohet Arbitrazhit do të hapet rasti i parë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se do të donte që kompania “Z-Mobile” t’I drejtohej Arbitrazhit ashtu siç ka paralajmëruar, pasi sipas tij, kjo tat a hapte edhe rastin e parë, ku “Z-Mobile” ka fituar me manipulime.

Ai ka folur të enjten në “Imazh” te RTK.

“Unë duke qenë njohës i kësaj problematike për shkak të dokumentacionit që e kemi marrë dhe deklaratave të dëshmitarëve, do të kisha dëshirë që “Z-Mobile” ta dërgojë Telekomin në Arbitrazh, sepse do ta hapte edhe rastin e parë, ku “Z-Mobile” ka fituar me manipulim”, ka thënë Haxhiu. Ai ka theksuar se deklarimet e ”Z-Mobile” kanë shpërputhje.

Sipas tij, nëse “Z-Mobile” i drejtohet Arbitrazhit, atëherë do ta humbë rastin.  

Haxhiu është shprehur se nga e mërkura ka filluar një dekadë e re për Telekomin e Kosovës, ajo e rimëkëmbjes.


MË SHUME NGA Lajme