18:26 / 01.08.2019
Arrestohet Gazmend Morina, Bahtiri reagon ashpër
Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka reaguar ashpër kundër arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Uniteti” në Mitrovicë, Gazmend Morina.
Ai është arrestuar sot nga Policia e Kosovës. Ai dyshohet se është arrestuar për veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”. Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Musa Damani. Ai ka njoftuar se pas intervistimit në stacionin e policisë është ndaluar në mbajte për 48 orë.
Por Bahtiri ka bërë të ditur se dyshon që arrestimi ndaj Morinës është me prapavijë politike.
"Apeloj tek organet e drejtësisë që ta kryejnë punën e tyre pa u ndikuar nga politika dhe nga interesat e caktuara partiake", ka thënë Bahtiri dhe ka shtuar se kjo mund të jetë hakmarrje politike ndaj Morinës.























