21:59 / 01.08.2019
Abdullahu: Isa Mustafa, ai që krijon balanc dhe jo turbelenca në LDK
Anlisti politik Faton Abdullahu po e konsideron Isa Mustafën personin e qëlluar për ta drejtuar sërish LDK-në.
Ai duke folur të enjten në “Debat” te RTK ka thënë se merita për rritjen e LDK-së si parti së fundmi i takon në rend të parë Mustafës.
“LDK kurrë s’i ka pasur punët më mirë se tash dhe nuk duhet të hezitohet që të vazhdohet me këtë nomenklaturë në mënyrë që t’i fitojnë edhe zgjedhjet. Isa Mustafa mund ta bëjë balancin e gjeneratave, të reja, të mësme dhe të atyre më të vjetra. Duke parasysh përvojën Mustafa mund të jetë personi që mund të krijojë balanc dhe jo turbelenca”, ka thënë ai.























