Reali bën sulmin final për Pogba, alternativa është një holandez
BKT
Sport

Reali bën sulmin final për Pogba, alternativa është një holandez

Orët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e Paul Pogbas.

Reali i Madridit ka shfaqur shumë pasiguri në miqësoret verore duke lënë për të dëshiruar sidomos në repartin e mesfushës aty ku trajneri Zinedine Zidane ka nevojë për më shumë forcë fizike, pasi skuadra e tij ka pësuar 16 gola në 5 ndeshje.

I përzgjedhuri i trajnerit francez vazhdon të jetë bashkëkombasi i tij Paul Pogba për të cilin Reali i Madridit do të bëjë sulmin final gjatë këtyre ditëve me shpresën se mund të mbyllë gjithçka deri në datën 8 gusht kur përfundon edhe merkato në Angli.

Nëse nuk arrin dot te Pogba të cilin Manchester United po e shtrëngon fort me të gjitha mënyrat, atëherë Reali i Madridit do të hidhet në sulm për talentin e Ajaxit Donny Van de Beek. Sipas Marcas, Los Blancos janë gati të shpenzojnë deri në 60 milionë euro për mesfushorin holandez i cili nëse do të largohej nga harkëtarët do të bëhej shitja e tretë më e shtrenjtë e Ajaxit pas De Jong dhe De Ligt.