Personat që vuajn nga kanceri dhe kalojnë në depresion janë më të rrezikuar
BKT
Lifestyle

Personat që vuajn nga kanceri dhe kalojnë në depresion janë më të rrezikuar

Sipas një studimi të fundit, gratë të cilat janëtë disgnostikuara me kancer dhe kalojnë nëpër ngjarje të rënda në jetë, siç është divorci janë më rrezikuara të vdesin më herët, shkruan Dailymail.

Sipas një studimi të bërë nga një grup shkencëtarësh në Suedi, gratë me kancer, të cilat kalojnë nëpër situate stresi janë 55% më të rrezikuara të vdesin. Sipas shkencëtarëve, ky studim tregon edhe një herë ndikimin që gjendja psikike ka në progresin e kancerit.

Në këtë studim u përdoren informacionet e 25.000 grave të diagnostikuara me këtë lloj kanceri gjatë periudhes 2002 dhe 2011. Këto informacione përfshinin gjendjen psikike të tyre, statusin martesor dhe stadin e kancerit. Shkencëtarët vërejtën se gratë, të cilat ishin përballur me situata stresuese gjatë sëmundjes kishin qenë më të rezikuara nga vdekja, sepse sëmundja progresonte më shpejt.

Edhe studimet e mëhershme kanë treguar se ekziston një lidhshmëri ne mes të gjendjes psikike të një personi dhe kancerit cervical. Sipas këtyre studimeve, stresi kronik shtypë përgjigjen e sistemit imunitar dhe kështu sistemi imunitar dobësohet dhe sëmundja zhvillohet më shpejt.

Në mesin e 13.170 grave të diagnostikuara gjatë një viti në ShBA, 5250 prej tyre vdesin. Gratë e diagnostikuara me këtë lloj kanceri zakonisht mund të mbijetojnë deri në 10 vite pas diagnostikimit.