VIDEO-Çanak: Kosova është shtet i pavarur
RTKlive
Udhëheqësi i Ligës së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak , tha se viti 1999 ishte kurora e gabimeve që Beogradit ka kryer ndaj Kosovës.
“Për fat të keq politika e Beogradit ka mbetur e njëjtë, ekzistojnë disa lëvizje pozitve jo vetëm për ngjarjet në Kosovës, por edhe në Bosnjë, por nuk ekziston një masë kritike që do të kishte pranuar në thelb politikën e gabimeve”, tha ai për RTK.
Ai ka pranuar se ka qenë i gatshëm të pranojë pavarësinë e Kosovës. “Kosova është shtet i pavarur dhe unë e pranojë atë. Në Serbi është një politikë se kurrë nuk do të pranojë Kosovën shtet”, tha ai.
Për dënimet që duhet të kryhen ndaj kriminelëve serbë, Çanak tha se ka ngecje nga ana e qeverisë së Serbisë.
Sipas tij është absurde që edhe pas 19 viteve të rënies së Millosheviçit ende nuk ka lëvizje për të dënuar krimet. “Krimet nuk vjetërsohen kurrë, krimet po fshihen nën tepih, krimet duhet të qartësohen”, tha ai.
Udhëheqësi i Ligës së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, vlerësoi se tani është në trend në Serbi, që fëmijët e rrisin Radovan Karagjiqin dhe Radko Mlladiqin. “Ata ishin fëmijë në kohën e luftës, kurse sot në Serbi i rrisin më shumë Radovan Karagjiqin dhe Radko Mlladiqin, sesa ata akterë që kanë qenë në atë kohë”, tha ai.
Ai ka folur edhe për propagandën e Serbisë. “Mua më është marrë mandati përse kam bërë pyetje për luftën e Kosovës dhe për një rast për rastin e dy fëmijëve serbë se gjoja që janë zhdukur”, tha ai. Udhëheqësi i Ligës së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, për mundësinë e arritjes së marrëveshje mes dy vendeve, tha se Serbia nuk mund të ec përpara. “Kapitulli 35 për Serbinë është kryekëput për Kosovën”, tha ai.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë të udhëheqësit të Ligës së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak.























