23:10 / 02.08.2019
Haradinaj: Mediat e Vuçiqit do të dështojnë gjithnjë
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka theksuar se mediat e afërta me ish-ministrin e propagandës së kasapit të Ballkanit Milosheviq, tash president i Serbisë, Aleksander Vuçiq, kanë filluar një fushatë shpifëse ndaj tij.
“Mediat e afërta me ish-ministrin e propagandës së kasapit të Ballkanit Milosheviq, tash president i Serbisë, Aleksander Vuçiq, kanë filluar një fushatë shpifëse kundër meje. Kanë dështuar në të kaluarën, po dështojnë tani dhe do të dështojnë gjithnjë!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.























