GLPS: Ursula van der Leyen presidentja më e favorshme e PE-së për Kosovën
Sipas Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) Parlamenti Evropian asnjëherë nuk ka pasur një president më të favorshëm për Kosovën sesa emërimi i Ursula van der Leyen në këtë pozitë.
Kështu të paktën thuhej në prezantimin e raportit e GLSP-së “Zgjedhjet në Bashkimin Evropian: Kosova përballë përbërjes së re të Komisionit Evropian”.
Ndërsa, sipas këtij raporti efektet e nominimit të Josep Borrell në pozitën e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurinë në dialogun Kosovë-Serbia, ende janë të paqarta dhe duhet subjekt i një diskutimi të kujdesshëm.
Drejtoresha ekzekutive e GLPS-së, Arbëresha Loxha ka thënë se emërimi i Ursula von der Leyer si presidente e Parlamentit Evropian është pozitivë për Kosovës, prandaj lidershipi i Kosovës duhet të forcojë partneritetin që ka me Gjermanin dhe Francën.
Ajo tha se zgjerimi i Ballkanit Perëndimor mbetet temë e nxehtë në mesin e zyrtarëve evropian, derisa Leyen e ka shprehur mbështetjen e saj për të rritur marrëdhëniet në mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.
Sipas GLPS-ës, presidentja e sapozgjedhur e Parlamentit Evropian do ridizajnojë “Parimin Regat”, në mënyrë që mos t’i lejojë Serbisë ecje të konsiderueshme përpara në integrim pa u zgjidhur plotësisht perspektivat evropiane e Kosovës dhe pa fituar Kosova statusin e kandidatit.
Kurse, Përparim Kryeziu nga GLSP i cili foli për efektet e Josep Borrell në pozitën e përfaqësuesit e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, tha se shqetësimi kryesor për Kosovën mund të jetë se Borrell vjen nga Spanja, shtet ky i cili nuk e ka njohur Kosovën.
Por në anën tjetër, Kryeziu tha se Borrell pritet të mbaj një pozicion neutral ndaj shtetësisë së Kosovës.
Sipas tij, motivi i Borrell për të ndërmjetësuar një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë është për t’i treguar Katalonisë se nuk duhet ta marrë shembull Kosovën për të kërkuar pavarësinë e saj.
Kryeziu tha se përkundër që Borrell pritet të ketë qasje neutrale ndaj Kosovës, liderët kosovarë duhet të jenë të gatshëm për një skenar tjetër.
GLPS konsideron se në rastin e Kosovës është shumë e rëndësishme të analizohet përbërja e koalicionit të madh në Parlamentin Evropian, grupet kryesore politike dhe përbërja e tyre partiake, si dhe të analizohen implikimet e emërimit të Presidentes së Komisionit Evropian dhe të përfaqësuesit të lartë të BE-së për punë të Jashtme dhe Politikë së Sigurisë.























