13:11 / 03.08.2019
Pacolli e uron Mustafën për rizgjedhjen në postin e kryetarit të LDK-së
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të LDK-së, Isa Mustafa.
Këtë e tha Pacolli me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Sapo e urova ish kryeministrin e Kosovës z.Isa Mustafa për rizgjedhjen e tij në krye të LDK”.
“Uniteti i faktorit politik në vend është shumē i rëndësishëm përballë sfidave madhore që e presin shtetin tonë”, ka shkruar Pacolli.























