13:56 / 03.08.2019
Basha uron Isa Mustafën për rizgjedhjen në krye të LDK-së
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot Isa Mustafan për zgjedhjen e tij në krye të LDK-së së Kosovës.
“Urimet më të mira mikut tim Isa Mustafa në Kosovë, për rizgjedhjen në krye të LDK. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, i uroj suksese bashkë me LDK në sfidat për zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit të Kosovës dhe integrimin euroatlantik të saj”, shprehet Basha.
Isa Mustafa është rizgjedhur sot kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e nëntë zgjedhor. Mustafa mori shumicën e votave nga 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve.























