Latifi: Të rinjtë e LDK-së viktimë e mendjehehtësisë së tyre
BKT
Lajme

Latifi: Të rinjtë e LDK-së viktimë e mendjehehtësisë së tyre

Blerim Latifii, këshilltar i Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka komentuar zgjedhjet e brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilat rezultuan me rizgjedhjen e Isa Mustafës, kryetar të kësaj partie.

Latifi ka thënë se gjenerata e re e LDK-së, ishte viktimë e mendjelehtësisë së tyre, pasi Isa Mustafa ka thuajse 40 vjet që iu mbijeton dramave politike, njofton Klan Kosova.

”Të rinjtë shpesh janë viktima të mendjelehtësisë së tyre! Si kjo “gjenerata e republikës” e LDK-së, siç po e quajnë veten me këtë emër të pakuptimtë. Ua ka marrë mendja se munden lehtë t’ia marrin partinë Isa Mustafës, duke harruar faktin se ai tash e 40 vjet u mbijeton intrigave dhe dramave politike të vendit dhe rajonit”.


MË SHUME NGA Lajme