17:59 / 03.08.2019
Hoti: Bashkë me të gjithë brezat drejt qeverisjes së Kosovës
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka theksuar se së bashku me të gjithë brezat në LDK, do të shkojnë drejt qeverisjes së ardhshme të Kosovës për 8 vite.
“Bashkë drejt fitores, të gjithë pa përjashtim, të gjithë brezat, të gjitha strukturat, të gjitha degët nga Dragashi deri ne Podujeve e nga Peja deri në Kamenicë. Do t’i japim Kosovës një qeverisje qe i duhet në tetë vitet e ardhshme”, ka shkruar Hoti.
Isa Mustafa është rizgjedhur sot në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Të pakënaqur në rizgjedhjen e tij kanë qenë Fatmri Sejdiu e Melihate Termkolli.























