12:50 / 05.08.2019
United refuzon ofertën e Realit
Manchester United ka refuzuar ofertën e Real Madridit për francezin Paul Pogba.
"Los Blancos” kanë ofruar James Rodriguez plus 27.4 milionë euro, mirëpo një gjë e tillë nuk është pranuar nga gjiganti anglez.
“Djajtë e Kuq” do ta lejojnë të largohet francezi vetëm nëse paguhet vlera prej 150 milionë eurosh.























