20:24 / 05.08.2019
Haradinaj, komandantit serb: Millosheviq mendonte njësoj, por i doli keq
Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur komandantit të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq.
Mojsiloviq së fundmi ka deklaruar se ushtria serbe e ka përkrahjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë.
Haradinaj i ka thënë se edhe Millosheviq dikur mendonte njësoj, por i doli keq.
“Komandanti i ri i ushtrisë së vjetër famëkeqe të Serbisë, Milan Mojsiloviq, paska deklaruar se kanë përkrahjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë. Ia kujtojmë atij se edhe Millosheviq mendonte njësoj, por i doli keq. Ata duhet t’i ndalin këto provokime”.
Më poshtë mund ta lexoni shkimin e plotë të tij në Facebook.























