Veseli fton ndërmarrësit të investojnë për kulturë e sport
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar ndërmarrësit që të investojnë në pasurimin e jetës kulturore e sportive në vend dhe gjallërimin e rinisë, sepse, sipas tij, tanimë do të gëzojnë zbritje nga tatimi për sponsorizimet e dhëna.
Ai ka theksuar se Ligji për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të rrisë dukshëm fondet për këta sektorë, duke nxitur zhvillimin e tyre më të madh.
Postimi i plotë:
Sot hyri në fuqi Ligji për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i cili do të rrisë dukshëm fondet për këta sektorë, duke nxitur zhvillimin e tyre më të madh. Në rrjedhën e viteve, Partia Demkratike e Kosovës ka shtuar ndjeshëm buxhetin, investimet, shpërblimet dhe pagat për artistët dhe sportistët, porse me këtë nismë i hap rrugë edhe vërshimit të fondeve private. Unë ftoj të gjithë ndërmarrësit që të investojnë në pasurimin e jetës kulturore e sportive në vend dhe gjallërimin e rinisë, sepse tanimë do të gëzojnë zbritje nga tatimi për sponsorizimet e dhëna.























