22:40 / 05.08.2019
Makolli: Kosova ta shoh cili është interesi i saj në çështjen e kufijve
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ibrahim Makolli, ka thënë se Kosova duhet të gjejë interesin e vet në temën e ndryshimit të kufijve.
Ai ka folur në “Debat” te RTK.
“Përpara përplajses se a duhet të ketë shkëmbim të territoreve apo nuk duhet të ketë, ne duhet të ulemi dhe ta shohim se cili është interesi ynë. Nëse kemi interes si komb, si Kosovë, për shkëmbim të territoreve, atëherë mund të ketë. Nëse interesi ynë është që të mos ketë, por të vazhdojë kësisoji, është diçka tjetër. Prandaj kjo duhet të jetë si nevojë e interesit tonë se çka dëshirojmë”, ka thënë ai.























