07:16 / 06.08.2019
Moti sot, me diell dhe i nxehtë
Java në vijim sjellë valën e të nxehtit afrikan. Kryesisht me diell dhe nxehtë.
Kjo javë po karakterizohet nga një valë e të nxehtit nga Afrika veriore që po shtrihet mbi Mesdhe dhe mbi rajonin tonë, ndërkohë fusha të presionit të lartë që po formohen mbi rajonin e Mesdheut dhe po kushtëzojnë mot stabil, të nxehtë, me kthjellime dhe me intervale të gjata me diell.
Gjatë kësaj jave temperaturat e ajrit po shënojnë rritje të theksuar mbi vlera mesatare.
6.08.2019 – Nxehtë, kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë nga perëndimi dhe veriperëndimi 1-4m/s. Indeksi UV: 8.
7.08.2019 – Nxehtë, kryesisht me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi 2-7m/s. Indeksi UV: 8.























