Interi dhe Fiorentina, gati të shkëmbejnë lojtarët
BKT
Sport

Interi dhe Fiorentina, gati të shkëmbejnë lojtarët

Interi dhe Fiorentina po diskutojnë një shkëmbim të rëndësishëm Matteo Politano-Christian Biraghi.

Politano u transferua vitin e kaluar tek Interi në formë huazimi nga Sassuolo, ndërkohë që me përfundimin e sezonit, zikaltrit ushtruan të drejtën për blerjen e kartonit të tij. 

Por me uljen e Contes në pankinën e Interit, duket se 26-vjeçari nuk do të ketë rolin e protagonistit, ashtu si edhe në sezonin e kaluar.

Nga ana tjetër, ish-trajneri i Chelseas, pëlqen shumë mbrojtësin që ka dalë pikërisht nga akademia e Interit. 

Një marrëveshje e tillë pritet të konkretizohet në rast se Politano jep miratimin për kalimin te Fiorentina. Sipas akordit mes klubeve, lojtarët do të shkëmbeheshin në huazim.