Gecaj ia kujton Kadaj-Bujupit një deklaratë të mëhershme për Haradinajn
BKT
Lajme

Gecaj ia kujton Kadaj-Bujupit një deklaratë të mëhershme për Haradinajn

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës i ka kujtuar deputetës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, një deklaratë të mëhershme, kur ishte pjesë e lëvizjes Vetëvendosje.

Kësisoji ai ka ironizuar me deklaratën e saj të sotme. 

Ajo sot ka deklaruar se Ramush Haradinaj, është rreziku më i madh i planeve të Serbisë.

Gecaj ia ka kujtuar deputetës së AAK-së, Kadaj-Bujupi, kur e quante Haradinajn komandant të Vuçiqit dhe Listës Serbe.

Postimi i Bajram Gecajt:

CILI ËSHTË KOMENTI JUAJ!

“Kadaj-Bujupi: Ramush Haradinaj rreziku më i madh i planeve të Serbisë! [deklarim i sotëm i zyrtares së AAK]

“Nga Ramushi komandant i UÇK-së, në Ramushin e Veselit, Veselinoviqit, Listës Serbe dhe Vuçiqit. Andaj sonte le të urohet vetëm Beogradi”, kishte shkruar Donika Kadaj Bujupi më 09 shator 2017! [atëherë zyrtare e LVV]


MË SHUME NGA Lajme