Haxhiu: Posti i kryeministrit është i panegociueshëm për PDK-në
BKT
Lajme

Haxhiu: Posti i kryeministrit është i panegociueshëm për PDK-në

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu ka thënë se posti i kryeministrit është i panegociueshëm për partinë e tij, e cila drejtohet nga Kadri Veseli.

“Posti i kryeministrit për PDK para dhe pas zgjedhjeve është i panegociueshëm, Kadri Veseli do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, njeriu që liroi pronat publike nga uzurpatorët, i shpalli luftë korrupsionit, nepotizmit dhe keqpërdoruesve të pozitave zyrtare”, ka deklaruar Haxhiu për Blic.

Deputeti Haxhiu, ka theksuar se Veseli me projektin “Dekada e Re” ka platformën më të mirë për zhvillim ekonomik për të hapur perspektivë rinisë tonë, “i vendosur për të kthyer shpresë në këtë vend, se Kosova mundet me qenë storie e suksesit. Kadri Veseli me platformën e tij, me parimet e tij, po vendos etikën në politikë, në respektim të normave ligjore dhe morale në politikën kosovare”, ka thënë ai.

Tutje, Haxhiu me bindje është shprehur se edhe Jakup Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate pajtohet me bindjen e tij se Veseli është “më i duhuri për kryeministër.

”Ndryshe, Krasniqi ka përmendur edhe pesë kërkesa tjera, lidhur me programin zgjedhor, listën e deputetëve, ligjin për qeverinë dhe ndarjen e përgjegjësive.


MË SHUME NGA Lajme