Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do të flasin mysafirët e ftuar.

Mysafirë të parë do të jenë Arta Tërstena,  nga OJQ " Community Supporters" dhe Burhan Gashi, OJQ " Community Supporters", të cilët na njoftojnë detajisht për publikimit e hulumtimit të komunitetit RAE.

Kurse Monika Bunjaku, Albert Hoxha dhe Erion Hamiti, studentë të Departamentit të Matematikës në Universitetin e Prishtinës, do të na njoftojnë për tri medalje në garën e matematikës në Bullgari.

Në lidhje të drejtpërdrejt nga Vërmica do të jenë Rashit Qala, drejtor i Përgjthshëm i Policisë së Kosovës dhe Shaban Guda, drejtor i Departamentit për Kufi, të cilët do të na njoftojnë më detajisht për patrollimin e përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme