15:17 / 07.08.2019
Haradinaj: Thellësisht i prekur nga vdekja tragjike e Armenda Aliut
Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar me rastin me vdekjes tragjike të Armenda Aliut, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.
“Thellë i prekur nga vdekja tragjike e Armenda Aliut, mikes sonë dhe nënës së koleges nga kabineti Diellza Hoti. Ngushëllime familjes dhe miqve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Kujtojmë se Armenda Aliu e cila u vra mbrëmë në Prizren, është nëna e Diellza Hotit, këshilltares së Haradinajt.























