Policia e Kosovës dhe Shqipërisë synojnë avancimin e mëtejmë bashkëpunimi
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, me bashkëpunëtorë ka vizituar pikën kufitare në Vërmicë, të cilat sipas marrëveshjes së mirëkuptimit kryejnë patrullime të përbashkëta me zyrtarët policorë të shtetit të Shqipërisë.
Gjatë kësaj vizite u realizua një takim i përbashkët edhe me zyrtarët policorë të autoriteteve të Shqipërisë, të cilët informuan menaxhmentin e lartë mbi punën, aktivitetet dhe angazhimet policore të cilat ndërlidhen me menaxhimin dhe kontrollin e kufirit, duke veçuar edhe kontrollin e lehtësuar kufitar, për shkak të qarkullimit të madh të qytetarëve dhe automjeteve gjatë sezonit veror.
Ky takim zyrtar në mes të dy palëve ka rezultuar mjaft pozitiv, dhe si synim ka ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit policorë në mes të dy vendeve.
























