16:33 / 07.08.2019
Trajneri i ri i Feronikelit bën homazhe te varri i legjendës, Fadil Vokrri
Trajneri i ri i KF Feronikelit, Dejan Vukicevic, ka filluar ditën e tij të parë të punës në klubin kampion të Kosovës, duke bërë homazhe te varri i legjendës së futbollit kosovar e edhe më gjerë, Fadil Vokrri.
Vukicevic ishte i shoqëruar me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, presidentin e KF Feronikelit, Naser Ramaj dhe drejtorin teknik të klubit, Malsor Gjonbalaj.
Mëngjesin e së mërkurës, trajneri malazez e filloi me konferencën për shtyp, të parën në krye të shtabit teknik të KF Feronikelit.
Më pas ai shkoi për të treguar respektin e tij për ish futbollistin dhe ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin.























