16:43 / 07.08.2019
Shaw: Jemi duke punuar shumë nën urdhrat e Solskjaer
Mbrojtësi i Manchester United, Luke Shaw, ka thënë se janë duke punuar shumë nën urdhrat e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.
Futbollisti anglez beson se janë plotësisht të gatshëm për sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të arrijnë rezultate sa më të mira.
“Është më vështirë se më herët. Kemi punuar shumë dhe ndihemi mirë. Lojtarët duken me më shumë energji. Bashkë-lojtarët janë ‘më të uritur’ për fitore në krahasim me sezonin e kaluar”, deklaroi ai.























