16:46 / 07.08.2019
Barcelona refuzon ofertën e Arsenalit për Umtitin
Arsenali ka dështuar të transferojë mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umititi.
Mediat angleze thonë se “topçinjtë” kanë ofruar 58 milionë euro, por kjo nuk është pranuar nga kampionët e Spanjës.
Futbollisti francez për momentin është në Amerikë duke bërë përgatitjet para-sezonale së bashku me ekipin.























