Molliqaj: PSD do të jetë subjekt përcaktues për zgjedhjet e ardhshme
BKT
Lajme

Molliqaj: PSD do të jetë subjekt përcaktues për zgjedhjet e ardhshme

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kjo parti do të jetë përcaktuese në zgjedhjet e ardhshme.

Ai përmes një postimi në Facebook ka theksuar se në dy vitet e fundit, PSD ka qenë subjekti më i sulmuar nga pushteti dhe opozita.

Postimi i plotë:

PSD DO TË JETË SUBJEKTI PËRCAKTUES

Në dy vitet e fundit, PSD ka qenë subjekti më i sulmuar nga pushteti dhe opozita. Njësoj po vazhdon të jetë edhe para zgjedhjeve.

Për mua është e qartë arsyeja se pse po na sulmojnë:

- PSD ka qenë subjekti përcaktues në të gjitha proceset politike të 2 viteve të fundit.

- PSD si fuqi e dijes dhe e votës do ta përcaktojë fituesin dhe qeverinë e ardhshme.

Por mbi të gjitha, PSD do ta përcaktojë diskursin politik të së ardhmes në Kosovë

Asnjë sulm e shpifje nuk mund ta ndal PSD-në në përcaktimin e saj politik, që bazohet në bindjet tona socialdemokrate dhe anti-populliste.

Koha do të kalojë shpejt, dhe shpejt gjithçka do të shihet :)


MË SHUME NGA Lajme