12:28 / 08.08.2019
Mustafa takohet me dyer të mbyllura me ambasadorin italian
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka pritur në takim ambasadorin Italian në Kosovë, Piero Sardi, raporton Ekonomia Online. Takimi ka qenë është zhvilluar me dyer të mbyllura, përderisa mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Ditë më parë Mustafa ka takuar edhe ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett.
Në takimin me ambasadorin Kosnett, sipas një komunikate të lëshuar nga kjo parti, është diskutuar për zgjedhjet e brendshme të LDK-së dhe situata aktuale politike.























