Paçarizi: Haradinaj u desh të ofronte dorëheqje më herët
BKT
Lajme

Paçarizi: Haradinaj u desh të ofronte dorëheqje më herët

Analisti politik Rrahman Paçarizi ka thënë se nëse kryeministri Ramush Haradinaj ka menduar që presidenti Hashim Thaçi do ta ndajë Kosovën është dashur të japë dorëheqje qysh atëherë.

Ai ka folur të enjten në “Debat” te RTK.

“Është fatkeqe nëse kryeministri i Kosovës mendon që presidenti do ta ndajë vendin dhe ka vazhduar me qenë në krye të Qeverisë. Unë mendoj që kryeministri është dashur të japë dorëheqje në momentin që e ka parë që gjërat po shkojnë në drejtimin që kanë shkuar, që të mos çorientohet komplet procesi”, ka thënë Paçarizi.

Ai është ndalur edhe te arsyetimi i dorëheqjes së Haradinajt.

“Është edhe një problem tjetër lidhur me arsyen e zotit Haradinaj për dorëheqje. D.m.th. zoti Haradinaj nuk deshi ta çojë Kosovën para prokurorit si shtet, duke shkuar si kryeministër. Mirëpo tash e kemi një situatë tjetër: hetimet nuk është e qartë nëse kanë përfunduar ose jo. D.m.th. nëse nuk kanë përfunduar hetimet cili do të jetë pozicioni i Haradinajt: a do të jetë kandidati i AAK-së për kryeministër”, ka thënë Paçarizi.

Ai e ka quajtur vendimin për taksë si të paanalizuar mirë dhe e ka përshkruar Kosovën si partner të paqëndrueshëm për ndërkombëtarët. 


MË SHUME NGA Lajme