Të reja shkencore mbi duhanpirjen
BKT
Lifestyle

Të reja shkencore mbi duhanpirjen

Ekziston një konfuzion i konsiderueshëm në mesin e duhanpirësve për dëmet relative të pirjes së duhanit dhe alternativat më pak të dëmshme. Këto keqkuptime ndikojnë në motivet dhe zgjedhjet e tyre në lidhje me rrugët më të mira për të lënë ose për t`u kthyer në produkte më pak të dëmshme.

E ofrojmë këtë informacion në shërbim të publikut të gjërë, profesionistëve të shëndetit, specialistëve të shëndetit publik, institutit të shëndetit publik, institucionit të parlamentit dhe Ministrisë se shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, me qellim ndërtimin e politikave në shërbim të shëndetit publik.

'Vaping', siç quhet përdorimi i cigareve elektronike, është shumë më pak i dëmshëm se sa cigaret normale, dhe cigaret elektronike duhet të bëhen të disponueshme përmes recetës se mjekut për të ndihmuar më shumë njerëzit që të lenë duhanin.

Po i referohemi për analogji studimit, i cili konfirmon se

''Vaping''/përdorimi i cigareve elektronike  është shumë më pak i dëmshëm  sesa cigaret tradicionale.

Një studim gjithë përfshirës mbi efektet e vaping në mushkëri konfirmon se ''vaping''/përdorimi i cigareve elektronike është shumë më pak i dëmshëm sesa cigaret tradicionale. Gjetjet përputhen me këshillat e British Lung Foundation dhe pasqyrojnë përjetimin real të miliona përdoruesve.

Ky studim i kryer prej një ekipi ndërkombëtar me në krye profesor Riccardo Polosa u botua këtë javë në revistën Expert Review of Respiratory Medicine. Këto gjetje janë të  rëndësishme sepse trakti respirator (fyti, rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëritë) janë shënjestra kryesore e çdo demi potencial të vaping/cigareve elektronike.

Gjetjet nuk janë befasuese për shkak se analizimi i aerosolit tregon se ai [aerosoli] përmban shumë më pak kimikate sesa tymi i cigares tradicionale dhe ato kimikate të pranishme tek aerosoli i cigares elektronike janë në nivele shumë më të ulëta.

Studimi nxori në pah faktin se shumë studime të tjera janë ndërtuar në mënyrë të gabuar dhe rezultatet e tyre mund të jenë të rreme. Është me  rëndësi fakti se shumë studime mbi qelizat ose mbi kafshët nuk krahasojnë efektet e vaping me ato të duhanpirjes tradicionale dhe kështu paraqesin gjetje/rezultate që janë të vështira për t'u interpretuar. Kjo ka sjelle si rezultat shumë tituj mediatik sensacional dhe të rremë.

Studimet e bëra tek njerëzit

Studimet e bëra tek njerëzit ofrojnë të dhënat më të sakta mbi efektet e vaping tek trakti respirator dhe konfirmojnë se vaping nuk ka gjasa të shkaktojë shqetësime shëndetësore të konsiderueshme, por të përdoret në mënyrë normale. Shumë studime kanë demonstruar të mirat që përfitojnë duhanpirësit e rritur, po të fillojnë përdorimin e cigareve elektronike/vaping.

Përmirësim të simptomave (kollë, flegmë, etj.)

Te asma, “Përmirësim progresiv të ndjeshëm”.

Te COPD (emfizema), “Simptoma të reduktuara, më pak infeksione, përmirësim të frymëmarrjes dhe të kapacitetit për  të kryer ushtrime fizike”.

Asnjë studim nuk ka raportuar ngjarje të renda negative gjë që  është në përputhje me përjetimin real të përdorimit të cigareve elektronike/vaping.

Studimet tek qelizat dhe tek kafshët

Autoret thonë se studimet tek qelizat dhe tek kafshët ’nuk janë tregues të forte për risqet potenciale në shëndet prej cigares elektronike' dhe kanë 'vlera të kufizuara'. Dozimi dhe ekspozimi ndaj avullit shpesh nuk përputhet me sjelljen njerëzore kur përdoret cigarja elektronike/vaping. Për më tepër, shumë studime nuk krahasojnë efektet e avullit të cigares elektronike me tymin e cigares tradicionale, kështu që janë të vështira për tu interpretuar..

Studimet tek kafshët, më së shumti tek brejtësit, tregojnë se vaping mund të shkaktoj  irritim respirator, inflamacion, stres oksidativ dhe dëmtim të mbrojtjes imunitare. Sidoqoftë, mënyra se si këto ndryshime përkthehen tek njerëzit, mbetet e paqartë.

Studimet, të cilat, ekspozojnë qelizat ndaj aerosolit kanë treguar disa efekte potenciale por që janë shumë më të pakta sesa ato të tymit të cigares tradicionale kur i krahason me njëra tjetrën.

Studimet që ekspozojnë qelizat ndaj lëngut elektronik/nikotinës se lëngët (në vend të avullit) janë më pak të dobishme. Këto studime  'nuk përfaqësojnë ekspozimet nën kushtet normale të  përdorimit' dhe 'përkatësia e tyre vihet në pyetje'.

Një shënim për  kujdes

Raporti pranon se shumë pak dihet për efektet afatgjata në shëndet të cigareve elektronike. 'Vetëm studimet e ardhshme të shtrira në kohe tek ata përdorues te cigareve elektronike që nuk kanë pire kurrë cigare tradicionale mund të ofroj të dhëna definitive për të demonstruar ndonjë ndikim potencial që mund të  kenë në shëndet, përdorimi afatgjate i produkteve elektronike'.

Për këtë arsye vaping rekomandohet vetëm për duhanpirësit e rritur që përndryshe e kanë të pamundur që të lenë duhanin. Gjithashtu rekomandohet që përdoruesit e cigareve elektronike të mos konsumojnë më këto lloj produktesh sapo të fitojnë besimin se nuk do të kthehen më tek cigaret tradicionale.