​“Nëse Maguire kushtoi 80 milionë, Koulibaly vlen 250 milionë euro”
BKT
Sport

​“Nëse Maguire kushtoi 80 milionë, Koulibaly vlen 250 milionë euro”

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, mendon se United nuk duhet të paguante aq shumë për mbrojtësin, Harry Maguire.

Maguire u transferua në “Old Trafford” për 80 milionë euro. “Në Angli paguajnë 85 milionë euro për një lojtar, unë do të paguaja 30-35 milionë euro. Nëse Maguire vlen 80 milionë euro, atëherë vlera e Koulibalyt duhet të jetë 250 milionë euro. Problemi në Angli është se fitojnë më shumë para se në Francë, Spanjë, Itali dhe Gjermani. Nëse klubi fiton 800 milionë euro, nuk e kanë problem të paguajnë 80-100 milionë euro. Kjo nuk është garë e drejtë mes Anglisë dhe shteteve tjera”, deklaroi ai.