14:52 / 09.08.2019
Qalaj priti në takim lamtumirës Ambasadorin O’Connell
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka pritur në një takim lamtumirës Ambasadorin O’Connell, i cili ishte i shoqëruar me znj. Jennifer Blakeney ( Head of Rule of Law).
Drejtori Qalaj e falënderoi Ambasadorin O’Connell për mbështetjen e ofruar në të gjitha fushat për Policinë e Kosovës, ndërsa Ambasadori O’Connell konfirmoi se kjo mbështetje për Policinë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.























