Giggs: Lukaku nuk ishte sulmuesi i duhur për Unitedin
BKT
Sport

Giggs: Lukaku nuk ishte sulmuesi i duhur për Unitedin

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs mendon se largimi i sulmuesit, Romelu Lukaku nga “Old Trafford”, nuk e suprizoi atë.

Uellsiani deklaroi se Lukaku, me lojën që praktikon Solskjaer, nuk do të ishte zgjedhja e parë për sulin e “djajve”.

“Duke parë stilin e lojës së Solskjaer dhe duke pasur në ekip Marcus Rashford dhe Anthony Martial, është ditur se Lukaku nuk ka vend ne ekipin startues. Të them të drejtën asnjëherë nuk mendova se është qendërsulmuesi i duhur për United. Filloi mirë, mirëpo me kohë humbi formën”, deklaroi ai.

Lukaku u transferua te Interi për 80 milionë euro.