21:17 / 09.08.2019
Marcelo: Kurrë nuk e mendova transferimin në Juventus
Mbrojtësi i Realit, Marcelo ka thënë se kurrë nuk e ka menduar transferimin në Juventus.
Ka pasur disa spekulime për largimin e tij, mirëpo një gjë e tillë është refuzuar nga braziliani.
“Në kokën time, kurrë nuk e mendova të vesh fanellën e Juventusit. Gjithmonë jam ndjerë i lidhur me Realin. E vërteta është se e kam në zemër Realin, është shtëpia ime dhe klubi më i mirë në botë”, deklaroi ai.























