21:55 / 09.08.2019
Kastrati: Vjosa Osmani e varfër, i ka veç 4-5 fjalë kundër PDK-së
Analisti Ardian Kastrati ka thënë se pret telashe lidhur me nominimin e mandatarit për kryeminstër nga ana e LDK-së dhe sipas tij kjo është sfidë e madhe per partinë.
Duke folur në “Debat” te RTK, ai është ndalur te emrat e veçantë.
“Vjosa Osmani ka repertoar të varfur. I ka katër pesë fjalë e edhe ato janë kundër PDK-së. Kaq”, ka thënë Kastrati. “Lutfi Haziri kandidat i fortë që ishte prezent në proceset më të rëndësishme, kurse Agim Veliu ishte prezent vetëm në ‘ monarkinë’, e tij”.























