Donnarumma te PSG, Milan gjen zëvendësuesin e tij
BKT
Sport

Donnarumma te PSG, Milan gjen zëvendësuesin e tij

Milan ka bërë gati listën me zëvendësuesit e mundshëm të Gianluigi Donnarumma.

Portieri italian ende nuk është i vendosur për të ardhmen e tij, dhe një largim nga ‘San Siro’ duket i mundshëm.

Siç raportohet në media, Milan po shikon mundësinë e transferimit të Keylor Navas nga Real Madrid.

Keylor Navas po ashtu ka humbur vendin e titullarit te Real Madrid pas transferimit të Thibaut Courtois.

Përndryshe, Gianluca Donnarumma sot do të qëndrojë në Kosovë, në miqësoren mes Feronikelit dhe Milanit.