MIT i del në ndihmë udhëtarëve të aeroportit “Adem Jashari”
BKT
Lajme

MIT i del në ndihmë udhëtarëve të aeroportit “Adem Jashari”

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton të gjithë ata që udhëtojnë nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe kanë ankesa ndaj kompanive ajrore, se duhet ta plotësojnë formularin e BE-së të cilin mund ta gjejnë në ueb faqen e MIT dhe të njëjtën ta paraqesin në kompaninë në fjalë.

“Në rast se ajo brenda gjashtë javëve nuk u përgjigjet ose nuk jeni të kënaqur me përgjigjen e tyre, atëherë formularin duhet ta dërgoni në Departamentin e Aviacionit Civil në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit nëpërmjet e-mailit: [email protected], ose në adresën: Bulevardi Nënë Tereza, ish Ndërtesa e Gërmisë 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës”.

“Për të dytin vit, në objektin e aeroportit, e gjeni edhe Zyrën e MIT për Ankesa dhe Kërkesa të Pasagjerëve”.

“Ju kujtojmë, se MIT nuk bënë kompensim të udhëtarëve që mashtrohen nga kompanitë ajrore, por ndërmerr masa ligjore kundër këtyre të fundit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.


MË SHUME NGA Lajme