10:17 / 13.08.2019
Largoni zbokthin me aspirinë
Përfitimet e aspirinës tejkalojnë lehtësimin e përkohshëm nga ethet dhe kokëdhimbjet.
Shumica e njerëzve e dinë se aspirina mund t’i mbrojë ata nga një sulm në zemër ose goditje në tru, nëse merret si duhet, transmeton lajmi.net.
Hulumtimet sugjerojnë se mund të zvogëlojë rrezikun e disa lloje të kancerit dhe të sëmundjes së Alzheimerit.
Por aspirina ka shumë përfitime të tjera shëndetësore, përfshirë këtu edhe për përdorim bukurie dhe higjienë personale.
Ndiqeni listën e plotë të përdorimeve në paragrafët e mëposhtëm:
– Trajton aknet dhe gjendjet e tjera të lëkurës
– Largon zbokthin
– Liron dhimbjet e kafshimeve nga insektet
– Trajton qimet e pa-rritura
– Largon të çarat e këmbëve
– Largon lythat.























