Përfundon takimi Mustafa – Kurti, nuk ka deklarata
BKT
Lajme

Përfundon takimi Mustafa – Kurti, nuk ka deklarata

​Ka përfunduar takimi mes liderëve opozitarë, Isa Mustafës së LDK-së dhe Albin Kurtit të Vetëvendosjes.

Askush nuk është deklaruar për media se çfarë është biseduar në takim e as nëse ka ndonjë marrëveshje.

Të dy liderët kanë dal nga hyrja prapa restorantit ku ndodheshin që të mos deklarohen për media.

Besohet se ndonjëri nga ta gjatë ditës do të njoftojë për bisedën që kishin.

Ky takim vjen pak ditë para datës kur është caktuar shpërndarja e Kuvendit. Nuk dihet ende, nëse Kosovë do të ketë zgjedhje apo jo.

Situata e krijuar në Kosovë vjen pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj pas ftesës që mori nga gjykata Speciale për tu intervistuar si i dyshuar nga Gjykata Speciale.


MË SHUME NGA Lajme