Kurti flet për takimin që mbajti me Isa Mustafën
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka treguar për takimin që kishte me kreun e LDK-së, Isa Mustafën.
Thotë se me 22 gusht dy grupet parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për të shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike.
Shkrimi i tij i plotë:
Ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së. I urova punë të mbarë dhe shëndet. Biseduam për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike, për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit. Me 22 gusht dy grupet tona parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t'i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike. Konstatuam që tashmë shpresa po rikthehet te qytetarët, për një të ardhme me drejtësi e përparim.























