Thaçi: Marrëveshja e Ohrit, pikënisje e jetësimit të aspiratave shqiptare
BKT
Lajme

Thaçi: Marrëveshja e Ohrit, pikënisje e jetësimit të aspiratave shqiptare

Sot janë bërë 18 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit – një kontratë shqiptaro-maqedonase për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të shtetit të quajtur Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë – tash Maqedonia e Veriut.

Këtë moment e ka kujtuar edhe Presidenti Hashim Thaçi.

“Marrëveshja e Ohrit, e nënshkruar 18 vjet më parë, ishte pikënisje e jetësimit të aspiratave të shqiptarëve për trajtimin të barabartë dhe dinjitoz në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar ai në Facebook.

“Ndonëse implementimi i kësaj marrëveshjeje mori shumë kohë, ajo sot është garantuesi më i madh i stabilitetit në Maqedoninë e Veriut. Republika e Kosovës gjithmonë do të jetë partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe faktor në ruajtjen e paqes në rajon”, ka shkruar Thaçi.


MË SHUME NGA Lajme