Superliga nis këtë fundjave më përballje të “nxehta”
Emocionet e elitës së futbollit kthehen këtë fundjave.
Sezoni i ri në Superligën e Kosovës nis të shtunën më tri sfida joshëse, ku veçohet derbi i kryeqytetit mes Flamurtarit dhe Prishtinës, raporton RTKlive.
Të njëjtën ditë edhe kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli në duel me Drenicën nis mbrojtjen e titullit të kampionit, derisa në takimin tjetër të ditës së shtunë përballen Llapi dhe Vushtrria.
E nxehtë parashikohet të jetë edhe e diela pasdite, ku do të luhen tri ndeshjet tjera të javës së parë në elitën e futbollit tonë.
Drita i bën “konak” Ferizajt, kurse, Trepça ’89 kërkon pikët e para në duel me Gjilanin e përforcuar mjaft shumë, ndërkaq, anëtari i ri i Superligës, Dukagjinin sprovon forcat me Ballkanin.
Superliga/Java e parë
Të shtunën takohen:
Flamurtari – Prishtina
Feronikeli – Drenica
Llapi – Vushtrria
Të dielën takohen:
Drita – Ferizaj
Trepça ’89 – Gjilani
Dukagjini – Ballkani
Të gjitha ndeshjet nisin në orën 17:00.























