17:57 / 14.08.2019
“Dridhet” Reali, Zidane në prag të dorëheqjes, kjo është arsyeja
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është i zemëruar që skuadra e tij nuk e transferuar yllin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, raportojnë mediet britanike, transmeton RTKLive.
Tekniku francez sipas medieve në ishull, është prag të dorëheqjes nga “Los Blancos” për shkak të dështimit për transferimin e yllit francez.
Zidane thuhet se i kishte premtuar Pogbas së gjatë kësaj verë, do ta sjellë në “Bernabeu” por duket se transferimi i francezit është i pamundur.
Mostransferimi i francezit tek gjiganti spanjoll, duket se ka zbehur marrëdhëniet e Zidanes me kreun e Real Madridit, Florentino Perez, madje, mësohet se tashmë strategu francez po e mendon largimin nga kreu i bankinës së skuadrës “merenguese”.























