Agjenti i Coutinho mbërrin në Barcelona, lojtari drejt largimit
BKT
Sport

Agjenti i Coutinho mbërrin në Barcelona, lojtari drejt largimit

Agjenti i Philippe Coutinho ka mbërritur në Barcelona për të diskutuar largimin e mundshëm të mesfushorit brazilian nga klubi spanjoll, raportojnë mediet iberike, transmeton RTKLive.

Barcelona ka vendosur ta shes Coutinhon, i cili nuk ka arritur të përmbushë pritjet nga transferimi i tij nga Liverpool në vitin 2018.

Braziliani mund të transferohet te PSG-ja si pjesë e një marrëveshje që do të rikthente Neymarin në “Camp Nou”.

Por, Coutinho kërkohet edhe nga Bayern Munich.