Pantina: PSD ishte për zgjedhje edhe para dorëheqjes së Haradinajt
Anëtarja e PSD-së, Shqipe Pantina, ka thënë se subjekti anëtare e të cilit është ishte i pari që dha nënshkrimet për zgjedhje.
Ajo ka folur të mërkurën në “Debat” te RTK.
“Zgjedhjet janë në horizont. PSD po ristrukturohet. Ishim subjekti i parë që deponuam nënshkrimet për zgjedhje, madje shumë kohë para dorëheqjes së Haradinajt”, ka thënë ajo
Ajo është shprehur se PSD=ja si parti fokusohet në probleme konkrete si në pagën minimale e në reformat zgjedhore.
“Kemi elektorat të ri, dhe anëtarë - njerëz që nuk kanë qenë përpara në parti tjera”, ka thënë Pantina.
Duke u ndalur tek tema e veteranëve të UÇK-së ajo ka theksuar se veteranët e rrejshëm janë problem i drejtësisë e jo i qeverisë së ardhshme. “Sidoqoftë është absurd që një 40 vjeçar të marrë pension. Së këndejmi kujtoj se qeveria e ardhshme duhet të rishikojë skemat pensionale”, ka thënë Pantina.























